Andi Maloku mbeti i plagosur dje në atentatin që ndodhi në mbikalimin e Shkozetit, ndërsa sot lufton ende me jetën.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ nga spitali i Traumës gazetari Erjon Skëndaj pohoi se Maloku nuk është në koma, por ndodhet i intubuar dhe se orët në vazhdim janë vendimtare për të. Mësohet se ai ka marrë dy plumba, në mushkëri dhe në shtyllën kurrizore.

“Është intubuar, nuk është në koma. Ka plumba në të dy anët e mushkërive një plumb ku nj prekur në shtyllën kurrizore, duke e bërë që të humbasë ndjeshmërinë e trupit. Personi po mbahet nën mbikëqyrje 24 orë në 24 në reanimacionin e spitalit dhe orët në vazhdim do të jenë vendimtare për jetën e Andi Malokut. Sipas mjekëve duhet të kalojë një farë periudhe kohë që mjekët të shprehen më qartë se si do të vijojë gjendja e tij shëndetësore pasi mund të ketë një përkeqësim të momentit që mund të ndryshojë rrjedhën e situatës. Pra deri në momentin që flasim këto janë të dhënat që ne kemi mundur të sigurojmë nga burime brenda spitalit. Ne nuk kemi endi një prononcim të një prej kirurgëve që e ka parë dhe ka kryer operacionin e Andi Malokut. Siguria e shoferit të prokurorit Arjan Ndoj është në maksimum pasi në spital vijojnë të qëndrojnë jashtë derës së spitalit dy patrulla policie dhe një automjet i forcave Shqiponja. Por kordoni i policisë që ka qenë dje nuk është më nuk janë më ato masa të sigurisë me antiplumb dhe me armë me kallashnikov”, tha Skëndaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb