TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ku shtëpia e prindërve të gazetares së News24 e BalkanWeb Klodiana Lala është qëlluar me armë.
Policia sqaron se është qëlluar në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së babait të Lalës, por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
Në banesën, të cilën e kanë sulmuar me armë gazetarja Lala kalon një pjesë të madhe të kohës dhe lë fëmijët e saj.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje dhe policia nuk ka dhënë shumë dyshime, ndërsa dyshohet se sulmi ka lidhje me detyrën e saj si gazetare.
Informacion Paraprak
Më datë 30.08.2018, rreth orëve të mëngjesit, në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. L., rreth 64 vjeç.
Nuk ka dëme në njerëz.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
(BalkanWeb)