Policia e Bulqizës ka reaguar pas sulmit me armë që iu bë një ditë më parë inspektorëve të Mjedisit. Sipas policisë, të shtënat me armë janë shënuar në thellësi të pyllit, në malin e Tërnovës.

Ka qenë kryeinspektori i Mjedisit që ka telefonuar menjëherë policinë, e cila pas hetimeve nuk ka konstatuar prova apo persona të dyshuar. Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona, për t’i pyetur mbi ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19.50, datë 07.07.2019, shtetasi A.Xh. (Kryeinspektor i Mjedisit), ka telefonuar në sallën operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë, se në thellësi të pyllit në malin e Tërnovës, në një distancë të largët kishte dëgjuar të shtëna armë zjarri.

Menjëherë në vend shkuan forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Bulqizë. Policia nuk konstatoi prova apo persona te dyshuar, por ka shoqëruar disa persona që mund të kene dijeni për rrathanat e kallezimit.

Nuk u gjet asnjë mjet me lëndë drusore, por vetëm një kamion bosh, që u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plote të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb