DURRËS

Policia e Durrësit ka reaguar pas denoncimit të Partisë Demokratike se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së kreut të Këshillit Bashkiak, Ani Dyrmishi.


Uniformat blu sqarojnë se është qëlluar me pistoletë në drejtim të mjetit tip “Volswagen”, i cili ka qenë i parkuar. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së 15 tetorit, në orën 00:45 dhe mjeti është në pronësi të 29-vjeçarit I. B.


Njoftimi i policisë:
Më datë 15.10.2019, rreth orës 00:45, në lagjen nr.4 Durrës është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë mjeti tip “Volswagen”, i parkuar, në pronësi të shtetasit I.B., 29 vjeç, banues në Durrës.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes., identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: