Kreu i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa, ka publikuar në “Facebook” të tjera fakte tronditëse të regjimit komunist, se si i detyronte djemtë të dënonin me vdekje edhe baballarët e tyre.

Studiuesi Tufa publikon dy letra nga dy vëllezër, të cilët kërkojnë pushkatimin e babait të tyre, pasi kështu do regjimi.

“TË PROPOZOSH DËNIM ME VDEKJE PËR BABËN TËND. Lexojeni letrën e mëposhtme se si i detyronte ish Sigurimi i shtetit bijtë, për të dënuar me vdekje baballarët e tyre.

Arsyeja është se të atit (mesues që nga koha e mbretnisë)i kanë gjetur një armë pa leje dhe disa revista e gazeta të “paraçlirimit”. Janë dy tekste letrash nga dy vellezer. Te parin e jap te plote, te dytin vetem fundin, se ne thelb ngjajne shume në permbajtje…”, shkruan Agron Tufa.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb