TIRANE- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, ka dhënë sot lajmin e mirë për të gjithë ata që duan të përfitojnë një vizë turistike.

Në faqen e “Facebook”, Ambasada amerikane njofton se nuk ka më nevojë të paraqisni një garanci në intervistën tuaj turistike.

Sipas ambasadës, “Pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të formularit DS-160 janë gjithçka nevojitet në intervistën tuaj”.

“Po planifikoni pushimet në SHBA? Po aplikoni për vizë? Ju nuk keni nevojë të paraqitni një garanci në intervistën tuaj për vizë turistike! Pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të formularit DS-160 janë gjithçka na nevojitet në intervistën tuaj. Kini parasysh që vendimet nuk bazohen tek dokumentet; bazuar në intervistën tuaj, oficeri konsullor do të vendosë nëse ju kualifikoheni për vizën. Si zakonisht, do t’u përgjigjem me kënaqësi pyetjeve tuaja mbi vizat sot dhe gjatë javës!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb