Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe gazetarja Klodiana Lala kanë debatuar me njëri – tjetrin në lidhje me ligjin anti-KÇK, i cili është prezantuar sot nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Gazetarja Lala tha se ky ligj barazon gjyqtarin me kriminelin, ndërsa ministri Lleshaj vlerësoi se gjyqtari që jep vendim të padrejtë dhe banditi praktikisht janë e njëjta gjë.

Klodiana Lala: Kemi rastin e Florenc Capajt dhe të Suel Celës. Policia doli në njoftim. Nuk u sekuestrua pasuri. Çfarë do të ndodhë me gjyqtarin që ka liruar këta dy persona?

Sandër Lleshaj: Do i referohemi KLGJ, do çojmë prova.

Klodiana Lala: Gjyqtarët vendosin, gjykata është instanca më e lartë.

Sandër Lleshaj: Një gjyqtarqë jep vendim, duhet të mendohet mirë. Ti nuk do ta dëgjosh apo s’të pëlqen ta dëgjosh. Do i çohet KLGJ dhe KLJj ose do të pezullojë gjyqtarin ose do na thotë neve e keni ju gabim.

Klodiana Lala: Ky ligj është mbivendosje kompetencash dhe arbitraritet.

Sandër Lleshaj: Ka parashikime që kur gjyqtarët apo prokurorët vërehen në shkelje të rënda, Policia i drejtohet KLP dhe KLGJ dhe ato marrin një vendim për pezullim ose jo. Nëse gjyqtari pezullohet, ai do të ketë telashe ligjore, si krimineli.

Klodiana Lala: Po barazoni gjyqtarin me kriminelin.

Sandër Lleshaj: Në Apel çështja rifillon, ndërsa për gjyqtarin fillon procedura, sepse ka liruar kriminel padrejtësisht.

Klodiana Lala: Sepse ministri tha subjekt i ligjit janë ata persona që janë dënuar për krime të rënda. Kjo paketë barazon gjyqtarin me kriminelin.  Kush na e jep ne garancinë që gjyqtarit nuk i shkelen të drejtat.

Sandër Lleshaj: KLGJ e jep vendimin final, jo policia.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb