Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në emisionin ”Porta a Porta”, të transmetuar dje në mbrëmje në RAI1 u shpreh se po bëhet gjithçka për të bllokuar protokollin me Shqipërinë.
“Jam e bindur se arsyeja pse po bëhet gjithçka për të bllokuar protokollin me Shqipërinë është se të gjithë e kuptojnë se kjo marrëveshje është çelësi i bllokimit të migracionit të parregullt. Nëse kontrabandisti e gjen veten jashtë kufijve evropianë, atëherë kjo është pengesa më e madhe që mund t’i vendosni. Është hera e parë që trafikantët e qenieve njerëzore më kërcënojnë me vdekje.Argumentet me të cilat Gjykata e Bolonjës i kërkon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë autorizimin për të moszbatuar një ligj tjetër italian u pa nga shumë njerëz si një argument më afër një fletëpalosjeje propagandistike se një dokument gjykate. Argumenti i Gjermanisë naziste është efektiv në plan propagandistik, në plan ligjor është më i dobët”, theksoi ajo.