Kreu i Grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla përmes një mesazhi ka shprehur mirënjohje për qëndrimin e Gjermanisë sa i takon pozicionit të saj për çeljen e negociatave për Shqipërisë.


Në një reagim në ‘Twitter’ Balla thekson se Shqipëria dhe Maqedonia kanë treguar përkushtim ndaj reformave të forta. Socialisti tha se Reforma në Drejtësi në Shqipëri është një model për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.


“Mirënjohës për Gjermaninë për një qëndrim kaq të qartë – në favor të fillimit të bisedimeve të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Të dy e meritojnë këtë hap përpara pasi të dy vendet kanë treguar përkushtim të fortë për reforma të forta. Reforma në Drejtësi në Shqipëri është një model për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Balla.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb