Vendet perëndimore kanë hyrë në një “ekstazë të paraluftës” dhe me këtë pretekst kanë filluar të censurojnë mediat e tyre, madje edhe ato më autoritative.

Materialet e shkruara nën diktim janë të dukshme me sy të lirë, tha për agjencinë e lajmeve ruse Vgtrk zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov.

Peskov vuri në dukje se edhe agjencitë më të mëdha ndërkombëtare janë “nën presion nga vendi ku ndodhet selia e tyre”.

‘Ata po përgatiten për luftë me ne. Duke hyrë në këtë ekstazë të paraluftës, ata fillojnë të shkelin interesat e medias, duke e censuruar atë”, theksoi përfaqësuesi i Kremlinit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: