Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, ka reaguar pas deklaratës së deputetes Rudina Hajdari, lidhur me vizitën e Presidentit Ilir Meta në Tropojë.

Mehmetaj shkruan me ironi se amerikania Hajdari kërkon ftesë për të vënë një buqetë me lule te shtatorja e babait të saj në Tropojë, duke iu referuar këtu deklaratës së Hajdarit, e cila i thoshte Metës se ‘Mua më ndaluat të vij në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë’.

“Amerikania Hajdari kërkon ftesë për të vënë një buqetë me lule tek shtatorja e babait të saj në Tropojë.

Ne kujtuam se ishte nga Tropoja, por ajo qenka një amerikane e vertetë e cila nuk mund te shkojë në Tropojë për të nderuar babain e saj pa marrë më pare “autorizim”. Kjo po çmend dynjanë!”, shkruan Mehmetaj.

Kejdiii
Kejdiii

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb