Një nënë shqiptare 55-vjeçare ka humbur jetën në një aksident tragjik sot në ishullin Zante (Zakinthos). Gruaja ishte duke kaluar rrugën për të çuar në shkollë fëmijën e mitur, kur një automjet kaloi me shpejtësi të lartë, duke e aksidentuar për vdekje.

Shofere e automjetit ishte një greke 30-vjeçare nga ishulli i Zante, e cila është larguar menjëherë në drejtim të panjohur, për të humbur gjurmët. Fatmirësisht fëmija nuk ka pësuar asgjë, përveç shokut të humbjes së nënës.

Menjëherë policia është vënë në ndjekje të automjetit, bazuar në të dhëna të dëshmitarëve dhe e kanë arrestuar pak minuta më vonë. Gruaja humbi jetën në asfalt, vetëm 100 m larg kopshtit dhe shkollës fillore, në zonën Agios Dhimitrios.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb