ELBASAN

Një shtetas i cili po transportonte me automjetin e tij me urgjencë drejt spitalit të ëmën ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi të dyfishtë.


Automjeti me të cilin i biri po transportonte nënën drejt spitalit ka dalë nga rruga duke pësuar dëmtime të mëdha në fshatin Vidhas, në aksin Peqin-Elbasan.


Si rezultat i aksidentit nënë e bir kanë marrë lëndimedhe për nxjerrjen e tyre nga automjeti ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës.


Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes raportuan se drejtuesi i mjetit, ndërsa drejtonte automjetin dyshohet të ketë qenë i tronditur psikologjikisht për shkak të nënës së sëmurë rëndë dhe një pakujdesi për pak sa nuk u ka kushtuar jetën.

Ata janë transportuar me autoambulancë drejt spitalit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb