Disa persona adhurojnë ëmbëlsirat, dhe do donin të hanin vetëm ato gjatë gjithë kohës. Por të ngrënit e produkte me sheqer në mënyrë të shpeshtë mund të jetë e dëmshme për ju.

Konsumi i tepërt i sheqerit është i dëmshëm për organizmin dhe nxit shfaqjen e shumë sëmundjeve. Por ne jo gjithmonë e kuptojmë se e kemi tepruar me konsumin e tij. Më poshtë mund të lexoni shenjat të cilat tregojnë se konsumi i tepër i sheqerit po fillon t’iu dëmtojë.

Keni uri gjatë gjithë kohës
Nivelet e larta të sheqerit e parandalojnë glukozën të futet nëpër qeliza. Si rezultat i kësaj, trupi nuk merr energji dhe kërkon ushqim vazhdimisht – cikël vicioz.

Keni etje dhe gojë të tharë
Goja e tharë dhe etja e tepërt janë reaksione të humbjes së lëngjeve. Hipotalamusi, i cili e vlerëson nivelin e dehidratimit dhe e shkakton etjen, dërgon shenja në tru. Normalisht, ju nuk mund të refuzoni të pini, por është më mirë nëse zgjidhni ujë në vend të çajit pa sheqer.

Ndjeni lodhje të pakuptimtë
Me nivele të larta të sheqerit në gjak, trupi është i paaftë të absorbojë glukozën siç duhet. Energjia shfrytëzohet në mënyrë jo efiçiente dhe qelizat trupore nuk e marrin energjinë të cilën u duhet. E gjitha kjo shpie në faktin se njerëzit shpeshherë ndjehen të lodhur pa ndonjë arsye.

Keni nevojë për të urinuar më shpesh
Nëse nivelet e sheqerit janë shumë të larta, veshkat nuk mund t’i riabsorbojnë lëngjet. Prandaj, trupi, duke u përpjekur ta barazojë përqendrimin e glukozës në gjak dhe në qeliza, e shkrin gjakun me lëngje intracelulare, kësisoj e sjellë përqendrimin e glukozës në normale dhe kjo shpie në urinim të shpeshtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: