AUSTRI
Kryeministri Rama gjatë fjalës së mbajtur të tij si drejtues i OSBE, ka reaguar dhe për deklaratën e diktatorit iranian Ali Khamenei, i cili përmendi dje një ‘vend djallëzor në Europë që ka bërë komplot me SHBA kundër Iranit’ .
Rama ka thënë se shumë mundësi të OSBE vijnë përtej shtrirjes së saj prej 57 vendesh. Kryeministri tha se situata në Lindjen e Mesme është e ndërlidhur me sigurinë e vendeve të OSBE, dhe se duhej një platformë dialogu dhe bashkëpunimi me vendet aziatike. Më pas Rama tha se këtë po e thoshte drejtuesi i një vendi që autoriteti më i lartë i regjimit totalitar e përcaktoi djallëzor.
“Së fundi duke qënë se shumë prej mundësive tona vijnë përtej shtrirjes së OSBE, na duhet të forcojmë platformat e dialogut me vendet aziatike për bashkëpunim. Situata aktuale në brigjet jugore është se sa ngushtë e ndërlidhur është siguria e vendeve tona, dhe meqë ra fjala por flas në emër të një vendi që dje u përcaktua si një vend djallëzor në mes të Europës nga autoriteti më i lartë i regjimit totalitar të Iranit’- tha Rama
(BalkanWeb)