Ish-ministri Ditmir Bushati është treguar kritikë ndaj projektrezolutës së Partisë Socialiste për ndërhyrjet e huaja në fushata elektorale dhe dezincormim.

Në Komisionin e Jashtëm, ku Taulant Balla po prezanton këtë rezolutë, ish-ministri Bushati tha se komisioni dhe Parlamenti po futen në ujëra të turbullta me këtë rezolutë, duke shtuar se ka ikur koha, kur i shpallej luftë shteteve.

“Duhet të kemi një dokument të certifikuar nga qeveria shqiptare për trajtimin e informacionit të klasifikuar. Nuk mundet që ky komision apo parlamenti të futet në ujëra të turbullta. Koha kur i shpallnim luftë shteteve ka përfunduar.

Këtu bie dakord me Gjonin, të gjithë ata që janë marrë me përkthimin e Rezolutës së PE, për fat të keq në disa raste jo korrekte, rezoluta ka mbi 20 dokumente që citon, që janë dokumente të Komisionit Evropian, ku përmendet jo vetëm Rusia, por aktorë shtetërorë e jo shtetërorë, më pas vjen me tekstin e rezolutës. Konventa, që iu referua Gjoni, mund t’i them kujtdo këtu që bëhet fjalë për Paktin e OKB mbi të drejtat civile dhe politike, që mos të lëmë nam të paktën, të mos qeshin me ne juristët që janë marrë me të drejtat.

Ky është vend anëtar i NATO dhe jo dordolec. Nuk mund të diskutojmë një rezolutë pa dokumentin strategjik të NATO-s. Bëjeni, por në nuk mund të dalim jashtë kësaj kornize”, tha Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb