Një producent nga Afrika e Jugut, njohur si The Kiffness ka krijuar një këngë nga deklarata shokuese dhe virale e ish-presidentit amerikan Donald Trump gjatë debatit presidencial gjatë javës së kaluar.

Trump, teksa ishte përballë Kamala Harris, tha se në Springfield, emigrantët po hanë qentë dhe macet.

“Emigrantët nga Haiti në Springfield po i hanë qentë dhe macet”, ka thënë Trump.

Producenti The Kiffness tha se e krijoi këtë këngë, pasi deklarata e Trump i ngeli në mendje. Kënga ka marrë deri tani më shumë se 5.6 milionë shikime.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb