Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, shkruan në “Facebook” se qeveria po bën propagandë dhe po përbuz qytetarët, teksa e quan arritje historike “PO-në” e Bundestagut gjerman me nëntë kushte të reja.

Sipas ish-ministres së LSI, Shqipëria nuk ka asgjë për të festuar në këto momente, por duhet të kërkojë urgjentisht një kalendar veprimi me të gjitha hapat që çojnë në plotësimin e kushteve.

“Qeveria quan 9 kushtet e votuara në një rezolutë nga Bundestagu Gjerman, arritje historike! Nuk e di se si mund të vazhdoj teatri i propagandës dhe përbuzjes me qytetarët. Shqipëria duhej të merrte dritën jeshile për celjen e negociatave pa kushte, jo për politikën, po për qytetarët shqiptarë!

Në këto momente nuk kemi asgjë për të festuar. por kërkohet urgjentisht një kalendar veprimi me të gjitha hapat që do të na cojnë në plotësimin e kushteve të vendosura për vendin. Tashmë kriza që dukej imagjinare për qeverinë është e përkthyer në një dokument zyrtar dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme!

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb