Xherdan Shaqiri ka folur për mediumin ‘blu Sport’, ku ka treguar për  fëmijërinë e tij të vështirë, luksin, popullaritetin dhe ëndrrën e tij më të madhe: të fitojë trofeun me Bazelin.

“Në fushë, padyshim jam shqiptari i pasionuar, me emocione. Megjithatë, në jetën e përditshme jam shumë zviceran, i përpiktë, i besueshëm. Mendoj se i kombinoj të dyja mentalitetet”, ka thënë Shaqiri për mediumin zviceran.

Shaqiri po kalon një formë fantastike teksa ka shënuar 16 gola dhe dhuruar 18 asiste nga 32 ndeshje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb