Një burrë ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ka rënë nga kati i tretë. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, në rrugën “Belul Hatibi”.

Burri ka qenë duke krasitur pemën e cila i kishte zënë dritaren, por ka rënë aksidentalisht. Ai është transportuar menjëherë në spital, ku sipas mjekëve ndodhet në gjendje të rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb