Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Pogradec.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se sipas informacioneve paraprake nga policia një 27-vjeçar është plagosur gjatë kryerjes së punimeve në një banesë.

Teksa policia në një komunikatë thotë se ka qenë një rrëzim aksidental, teksa aktualisht është duke marrë mjekim.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 1,  Pogradec, shtetasi A. Xh., 27 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar gjatë punës për rikonstruksionin e një banese dhe si pasojë është dëmtuar.

Aktualisht po merr mjekim, në spital.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: