RINAS- Po kthehej nga Amerika në vendlindje, por ka rënë në prangat e policisë kufitare në aeroportin e Rinasit. 39-vjeçari, Eljot Xhafaj nga Tirana, rezultonte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Xhafaj ishte dënuar nga Gjykata e Milanos në Itali me 13 vite burg për “Trafikim droge në bashkëpunim”.

“Efektivat e Policisë Kufitare në PKK Rinas në hyrje, gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasve, kanë ndaluar shtetasin në kërkim ndërkombëtar: Eljot Xhafaj, 39 vjeç banues në Tiranë, pasi: Gjykata e Apelit Milano/Itali, me vendim nr. 480/06-3747/06, datë 09.11.2006, e ka dënuar me 13 vjet burg për veprën penale “Trafikim droge në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 110 e 81 të Kodit Penal Italian”, thuhet në njoftimin e policisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb