TIRANE

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video me disa nga artistët më të njohur të skenës shqiptare, Marjana Kondi, Marin Orhanasi dhe Kozma Dushi. Në videon e ndarë në rrjetin social “Facebook”, nga vetë Kreu i Shtetit, ai i së bashku me artistët e lartpërmendur dëgjohen teksa këndojnë këngën “Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime!”.
Presidenti Meta shkruan ndër të tjera se me këtë këngë në Ditën Kombëtare të Jetimeve, përshëndet të gjithë fëmijët pa kujdes prindëror.

“”Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime!??”
Me të mëdhenjtë e skenës dhe muzikës, Marjana Kondi, Marin Orhanasi dhe Kozma Dushi, përshëndetëm sot në Ditën Kombëtare të Jetimëve, të gjithë fëmijët pa kujdes prindëror, me një nga perlat e këngës shqiptare!”-shkruan Meta.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb