Policia njofton se në Durrës, një 79-vjeçar ka pësuar arrest kardiak, pasi po lahej në det.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në lagjen 13 Durrës, në vendin e quajtur Rrota e Kuqe.

“Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 13 Durrës, në vëndin e quajtur “Rrota Kuqe”, shtetasi I. S., 79 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur për tu larë në det.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: