Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi duke drejtuar një mjet lundrues ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka mbetur i lënduar.

Sipas informacioneve nga policia, 33-vjeçari S.T., po lundronte bashkë me të vëllain jashtë perimetrit të sigurisë, teksa është aksidentuar pasi ka humbur drejtimin e Jet Ski-së.

Teksa 33-vjeçari është dërguar për mjekim, mjeti lundrues është transportuar në portin e Himarës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Sot, në Dhërmi, shtetasi S. T., 33 vjeç, duke lundruar jashtë perimetrit të sigurisë ujore dhe bovave të vendosura për zonat e pushuesve, me një mjet lundrues Jet Ski të marrë me qira, së bashku me vëllain e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur i dëmtuar vetë.

33-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në spitalin e Vlorës.

Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Himarës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: