“Prokurori çështjen e ka kthyer në favor të autorit. Personi që vrau vëllain tim ka qenë njëherë në burg për vrasje. Del prapë dhe hyn prapë dhe ky thotë; në kushte të rënda psiqike”. Kështu deklaroi sot motra e Altin Balliut, i cili mbeti i vrarë gjatë një konflikti më 18 janar të këtij viti në Korçë.

Motra e viktimës në një prononcim për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Lorena Kodra ka lëshuar një lumë me akuza në drejt të prokurorit të çështjes, Edmond Shytko, ndërsa pohoi se ky i fundit ka marër lekë nga autori i dyshuar, Olger Mustafa.


“Po mundohemi për të vënë drejtësi. Gjykata mori vendimin të shtyhet edhe 10 ditë për arsye se nuk është i saktë hetimi. Gjykata thotë që; ‘janë disa rrethana ende të paqarta’. Prokurori e ka kthyer çështjen në favor të të pandehurit, sikur ai eshtë i pafajshëm.
Prokurori Edmond Shytko është nje plere qe nuk di çfarë të them për të. Kërkon të çojë çështjen “në kushte të renda psiqike”, pse në kushte të rënda psiqike ishte ai?


Jane faktet, janë kamerat. Ka muaj kjo çështje ndërsa prokurori nuk ne jep fakte. Është dorëzuar vete ai sepse i ka dhënë të drejtë ky prokuror, e ka marre përsiper sepse i ka marrë ndonje lekë ai. Nuk bëhet drejtësia këtu në Shqiperi.


Prokurori gjithë ceshtjen e ka kthyer ne favor te autorit. y autor ka qene njëherë ne burg per vrasje, del prapë dhe hyn prapë dhe ky thotë (prokurori) në kushte të renda psiqike. Nuk ka qene ne gjendje te rende psiqike por ka budallenj dhe drogaxhinj qe mban ky popull. Dua te vihet drejtësi. Vëllai ka qene pa faj fare. Te shkoje te pije një kafe ne Korçe dhe pastaj te dale tjetri qe eshte drogaxhi dhe ta vrase. Prokurori ka marre lekë, është e qarte. Po ma vrasin vëllain për here te dyte, jam e indinjuar. Kudo e kemi cuar çështjen dhe kudo e mbulojnë”, tha motra e viktimës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb