Ukraina ka nisur një ofensivë të re në rajonin Kursk kundër Rusisë.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes, ku në një deklaratë sqaron se ushtria vijon përpjekjet për të shkatërruar grupet e sulmit Ukraina.

Sulmi është konfirmuar edhe nga pala ukrainase, ku pranohet se një operacion është duke u zhvilluar.

Ukraina nisi për herë të parë inkursionin e saj në rajonin Kursk të Rusisë në gusht të vitit të kaluar, duke pushtuar një pjesë të madhe të territorit.

Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, tha se “kishte një lajm të mirë nga Rajoni i Kurskut” dhe se Rusia “po merr atë që meriton”.

Zyrtari i lartë i Ukrainës kundër dezinformimit, Andriy Kovalenko, tha në një postim në Telegram të dielën: “Rusët në Kursk po përjetojnë ankth të madh, sepse ata u sulmuan nga disa drejtime dhe kjo ishte e papritur për ta”.

Në muajt e fundit, forcat ruse kanë bërë përparime të mëdha në zonë, duke i shtyrë ukrainasit prapa, por duke mos arritur t’i dëbojnë plotësisht.

Është e paqartë nëse ofensiva është mjaft e gjerë për të çuar në ndonjë ndryshim të rëndësishëm në vijën e parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb