Largimi i Gjestit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova gjatë spektaklit të fundit “Prime” ka sjellë emocione të forta dhe lot mes banorëve.

Xheneta, një nga banoret që kishte krijuar një lidhje të ngushtë me të, nuk e përmbajti dot veten dhe shpërtheu në të qara duke treguar hapur dhimbjen dhe mungesën që po ndien.

Gjatë një bisede emocionale me Gresën, Xheneta rrëfeu se mëngjesi pas eliminimit të Gjestit ishte veçanërisht i vështirë për të. “Unë qava në mëngjes se nuk e dëgjova ‘Vëllain e Madh’ duke i thënë Gjesti kontrollo mikrofonin edhe kur u qova e nuk e pash më, erdh shumë me qajtë. Po më mungon shumë, po më mungon edhe nervoz me më bo,” tha ajo mes lotësh, duke shprehur qartë ndjenjat e saj të humbjes dhe mallin për praninë e Gjestit në shtëpi.

Në anën tjetër, edhe Gresa u prek nga situata. Edhe pse fillimisht nuk e kishte menduar se do të prekej aq shumë nga largimi i ndonjë banori, ajo pranoi emocionet e saj, duke thënë: “Nuk do e kisha besuar kurrë se do të qaja për dikë këtu.” Kjo tregon se lidhjet që krijohen brenda mureve të shtëpisë së Big Brother janë shumë më të forta nga sa mund të duken në fillim.

Eliminimi i Gjestit nuk ishte vetëm një moment loje, por një kujtim që la një boshllëk të thellë tek ata që mbetën brenda.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb