Një shtetas i dënuar për ‘ngacmim seksual’ është arrestuar sërish për të njëjtën vepër penale.

Masa e  arrestit është vendosur nga Gjykata e Beratit, me kërkesë të Prokurorisë. Në njoftimin zyrtar thuhet se shtetasi S.O u arrestua për veprën penale ‘Ngacmimi seksual” e parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Sipas Prokurorisë së Beratit, më 25 nëntor 2024, shtetasi i mitur A.Gj., ka bërë kallëzim penal ndaj S.O, duke e denoncuar se e ka kapur dhe çjerrë nga dora, por më pas i është afruar babai dhe e ka larguar prej tij.

“Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.712/2024 ndaj këtij shtetasi për ngacmim seksual ndaj një të mituri, u krye Akti i Ekspertimit Mjekoligjor nga ku rezultoi se i mituri ka dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mbrehtës. i pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasi K.Gj, babai i të miturit, deklaroi se e ka telefonuar djali dhe i ka thënë po më ndjek një burrë dhe ai menjëherë ka dalë nga banesa dhe ka ikur në drejtim të djalit.

Nga ana e organit procedues u bë këqyrja e pamjeve filmike nga ku rezultoi se shtetasi A.Gj kthen kokën pas për të parë kush e ndjek dhe më pas shfaqet personi i identifikuar si shtetasi R.O., i cili e ndjek nga pas.

Nga analiza e provave shkresore të administruara, rezultoi se ka dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi R.O. ka kryer veprën penale të “Ngacmimi seksual” parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Në këto kushte, prokuroria vlerësoi se duhet të procedohet me ndalimin e menjëhershëm të shtetasit R.O, pasi ekziston rreziku që ky shtetas të largohet dhe t’i shmanget hetimit.

Gjithashtu, kjo masë synon edhe parandalimin e ngjarjeve më të rënda si dhe garanton interesin më lartë të fëmijës së mitur.

Prokuroria kërkon që masa e dënimit të jetë jo më pakë se katër vjet në maksimum, pasi vepra në rastin konkret dënohet në maksimumin e saj me 7 (shtatë) vjet burgim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb