LUSHNJE

Fermerët e Lushnjës kanë dalë sot në protestë duke kundërshtuar ndryshimin e rimbursimit të TVSH-së për agro-përpunuesit. Protestuesit kanë dalë në rrugë pranë Rotondos në qytetin e Lushnjës.

Kjo nuk është protesta e parë, pasi edhe disa ditë më parë këta fermerë dolën në rrugë dhe në shenjë proteste derdhën qumështin në rrugë duke i bëri thirrje qeverisë të tërhiqet nga ky vendim. Ata shprehen se ky vendim po i falimenton në punën që bëjnë.

Duke bllokuar rrugën Fier-Lushnje, fermerët kanë hedhur në mes të autostradës prodhimet e tyre në shenjë proteste për mos subvencionimin e TVSH. Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka tentuar të largojë protestuesit e shumtë që ndodhen në rrugë teksa i bëjnë thirrje qeversë të tërhiqet nga vendimi.

Prej disa ditësh grumbulluesit e qumështit kanë bojkotuar mbledhjen duke çuar në falimentim fermerët, ndërkohë që në protestë janë bashkuar edhe fermerët e produkteve të tjera të Lushnjes dhe zonave përreth.

“Po na falimentoni. Kërkojmë uljen e TVSH për qumështin. Kemi marrë kredi ndërsa prodhimet detyrohemi t’i hedhim në plehra”, thanë protestuesit. Me pankarta në duar dhe me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, protestuesit kanë krijuar një kordon në rrugën Lushnje-Fier duke bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: