Një stadium që po ndërtohet për ndeshjet e Botërorit “Rusi 2018” ka shpërthyer në flakë ditën e sotme. Në qytetin Nizhny Novgorod të Rusisë është raportuar se disa flakë kanë mbërthyer një nga stadiumet ku do të luhen finalet e Kupës së Botës vitin e ardhshëm.

Stroytransgaz, firma që ka marrë përsipër ndërtimin e impiantit 45 mijë vendesh, në një status njoftoi se flakët shpërthyen rreth mezditës në orën 1 e 30 si pasojë e një shkëndije zjarri gjatë saldimit të një pjese hekuri në nja nga tribunat, raporton “the sun”.


Në njoftim thuhej: “Incidenti nuk ka ndikim në ndërtimin dhe afatin për përfundimin e stadiumit.”

Një zëdhënës i autoriteteve lokale të ministrisë së emergjencave të Rusisë tha për “Reuters” se specialistët po shqyrtonin shkakun e flakëve. Ai shtoi se zjarri ishte shuar me shpejtësi dhe nuk çoi në ndonjë viktimë.
stad
Kjo është hera e tretë që një ngjarje e tillë përsëritet në Rusi. E pikërisht kjo erdhi pas deklaratve të “Fifa-s” që pohoi se Rusia ishte në rrugë e duhur me përgatitjet e saj për të organizuar Kupën e Botës, por shumë punë mbeten për t’u bërë.

Në qershor, një zjarr i ngjashëm shpërtheu në stadiumin e Kupës së Botës në qytetin jugor rus të Volgogradit, i cili gjithashtu po ndërtohet nga firma Stroytransgaz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb