KSAMIL

Një 57-vjeçar është arrestuar në Ksamil. Siç njoftojnë efektivët e policisë, ai është arrestuar në flagrancë duke ndërtuar pa leje nga organet kompetente. Ky nuk është rasti i parë që 57-vjeçari T.M,  është konstatuar  nga Policia duke ndërtuar pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin, T.M., 57 vjeç, banues në Ksamil. Shërbimet e Policisë Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin e tij pasi është kapur në kushtet e flagrancës në Ksamil të Sarandës, duke ndërtuar ndërtim pa leje.

Gjithashtu, edhe në muajin Prill të këtij viti, ky shtetas është konstatuar duke ndërtuar objekt shtesë (ngjitur me pronën e tij të ligjshme) pa lejen e organeve kompetente. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb