TIRANE- Ekuionksi pranveror nënkupton se dita tashmë fillon të jetë më e gjatë, pasi dje dita dhe nata ishin të barabarta.
Ekuinoksi pranveror ka kuptime të veçanta për popuj të ndryshëm.
Shqiptarët, fillimin e pranverës e kanë të lidhur me tokën dhe punët e bujqësisë.
Për vende si Turqia dhe India ajo konsiderohet një feste familjare, ndërsa për popullin Iranin ekuinoksi i pranverës shënon ditën e parë të vitit.
Ekuinoksi është çasti në të cilin Dielli ndodhet pingul mbi ekuatorin e Tokës dhe vendndodhjen e dukshme të Diellit në atë çast.
Thuhet edhe ‘kur dielli bie në pus’, domethënë pasqyrimi i diellit në një pus, fenomen që nuk ndodh dhe nuk mund të verifikohet në asnjë paralel tjetër tokësor.
(d.d/BalkanWeb)