Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i është bashkuar festës madhështore të Birrës Korça, në qytetin juglindor.

Në një mesazh në “Facebook”, Klosi shkruan se po ndodh mrekullia në Korçë, ndërsa e shoqëron me disa foto, që tregojnë atmosferën e jashtëzakonshme.

Sipas ministrit, ky event e ka tejmbushur qytetin me turistë nga Shqipëria dhe gjithë bota, të cilët shijojnë tingujt e muzikës nën shoqërinë e “Birra Korça”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mrekullia që po ndodh kto dite në Korçë , nuk është as më shumë e as më pak: pikërisht shndërrimi i traditës në festë dhe i festës në traditë✅! “Birra Korça” me historikun e prodhimit prej 1928-ës si birra e parë shqiptare, si produkt i konsoliduar në tregun vendas e përtej, eshte pika e e fortë ku mbështetet kjo feste tashmë e shnderruar ne traditë e që rritet vit pas viti?.

Megjithëse mes – gusht, falë një organizimi të mirë detajuar nga bashkia, “Festa e Birrës” ka shndërruar Korçën në hapësirën masive shesheve tejmbushura, hoteleve, hosteleve e guest house-ve të gjitha të prenotuara nga të gjitha qytetet shqiptare e me shqiptarë nga gjithë bota, turistë e pushues të huaj, vizitorë e konsumatorë të festave nga vende të tjera. Për gati një javë shijohet birra dhe po aq festa, e vërtetë po aq sa Hashtagu i këtij këtij viti:

#Është festa e birrës. Nuk mund të mungosh?! Ndaj s’ka mungesa në një nga organizimet shembullore të festave lokale, me Nikon dhe Sotiraqin, shokë të hershëm te Fakultetit , i pari ideator dhe arkitekt i fillimeve të Festës së Birrës, i dyti vazhdues i traditës qe rritet vit pas viti. Disa kënde për festime, muzikë tradicionale, me turistë e vizitorë vendas që shijojnë prodhimet tipike e birrën e parë shqiptare:

Birra Korça?, traditën që u bë festë e festën që tashmë është traditë. Kjo është përpjekja jonë e madhe për ti dhënë çdo qyteti: festën lokale të produktit të traditës, ashtu si birra në këtë mes-gusht- Korcës. #festaetraditës

Klosi
Klosi

#smilealbania???

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb