PUSTEC

Kryeministri Edi Rama nga Pusteci, ku prezantoi kandidatin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit tregoi edhe një bisedë, që ka zhvilluar me Presidentin e Maqedonisë së Veriut në lidhje me deklaratën e tij, i cili i kërkoi BE-së që vendi i tij të trajtohet ndarazi me Shqipërinë për hapjen e negociatave.

Shefi i qeverisë tha se presidenti i vendit fqinj e ka sqaruar këtë deklaratë, ndërsa hodhi akuza të forta ndaj kreut të Shtetit, Ilir Meta, i cili sipas tij në vend që të punonte fort për takime për të hapur negociatat, ai është bërë palë me opozitën dhe me ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Kreu i qeverisë shtoi se po ngrihet një “kurth brenda vendit” dhe kokat e saj janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, ndërsa shtoi se marionetat e tyre janë drejtuesit e partive opozitare, Basha dhe Kryemadhi.

“Dje pata një komunikim me kryeministrin maqedonasm dhe po e lexoj: “ Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dy partnerë të ngushtë dhe ne punojmë së bashku për të mirën e qytetareve tanë dhe shumë shpejt do të jemi aleatë në NATO dhe e ardhmja jonë do të jetë në BE.

M.Veriut dhe Shqipëria  janë vende dhe popuj shumë afër me njeri tjetrin, jetojmë afër dhe respektojmë njëri-tjetrin dhe rrisim së bashku mirëqenien, sepse qëndrojmë në krah në të mirë e në të keq. Unë besoj se Edi Rama është i angazhuar dhe mbron identitetin kulturor të maqedonasve në Shqipëri. Shqipëria është në një përpjekje për t’i shpëtuar një kurthi, të ngritur nga brenda. Unë dje bërë një prononcim për një tjetër mik të mirë, që është presidenti i Maqedonisë së Veriut lidhur me një deklaratë të bërë prej tij, që e lexova në mënyrë të nënkuptuar, se problemet në Shqipëri nuk duhet të jenë pengesë për Maqedoninë. Presidenti më shkroi dhe u sqaruam, por e vërteta është se ka një dallim të rëndë për  të ardhur keq.

Meta është koka së bashku me Sali Berishën dhe ku Lulëzimi dhe fallxhorja janë marionetat e tyre, presidenti na bën të gjithëve të në vijë zor. Pasi është diçka e pa ndodhur më parë dhe është diçka që Shqipëria nuk iu ka borxh Ilir Metës. Ai sot duhet të ishte avokat kryesor për hapjen e negociatave.”-tha Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: