TIRANË

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka përshëndetur diplomimin e studentëve në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Kreu i legjislativit  vlerësoi rolin që ka luajtur ky institucion  për reformën në drejtësi, ndërsa tha se juristët janë rregullatorë të  qytetërimit. Sipas tij, Shqipëria po krijon sot një sistem të ri që do të shpëtojë drejtësinë nga moçali i degradimit.

“Mirënjohje Fakultetit  të Drejtësisë për reformën. Po e nxjerrim drejtësinë nga moçali i degradimit. Askush mbi ligjin, askush i nëpërkëmbur prej ligjit. Juristët janë reparti i këmbësorisë i zbatimit të Kushtetutës. Koha jonë është koha e juristëve. Juristët janë rregullatorët e qytetërimit”-tha  mes  tjerash.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb