Një 70-vjeçar u vetëplagos me armën e gjahut të cilën po e pastronte. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Roskovec.

Policia bëri të ditur se shtetasi Sh.S, teksa po pastronte armën e zjarrit, të cilën e kishte me leje, është plagosur në këmbë.

“Rreth orës 20:20, në Roskovec, shtetasi Sh. S., 70 vjeç, duke pastruar armën e gjahut të cilën e kishte me leje, dyshohet se aksidentalisht është plagosur në këmbë.

Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi Policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb