Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner nga Korça ka komentuar disa nga situatat më të nxehta politike në vend.

Bergner u ndal te kaosi në Kuvend, ku tha se po pengohet puna në Parlament, ndërsa shtoi se ka mënyra të tjera më të drejta për të kundërshtuar vendimet e qeverisë.

Ndërsa në lidhje me marrëveshjen për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë, ai tha se të dyja vendet kanë bërë çmos për të respektuar rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare, raporton për ‘BalkanWeb’ gazetarja Lorena Kodra.

Intervista e plotë:

Sipas mendimit tuaj, marr veshja mes Shqipërisë dhe Italisë, a është bërë konsultim me BE në lidhje me emigrantët që do të vijnë?

Bergner: Mendoj se konsultimet po vazhdojnë. Ne kemi marrë dokumentet dhe memorandumin e mirëkuptimit pak ditë më parë dhe është pak herët për të dhënë komentet dhe mendimet e mia në lidhje me detajet. Por e di shumë mirë që si Shqipëria po ashtu dhe Italia kanë bërë çmos për të respektuar rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Situata në parlamentin Shqiptar është bërë pak e rrëmujshme. Si e shihni ju këtë?

Bergner: Sinqerisht do të shpresoja të shihja shumë shpejt opozita më të bashkuara që të luajnë rolin e tyre si kontrollues të qeverisë në një mënyrë më të mirë.

Mendoj se edhe qeveria mund të ndihmojë në respektimin e të drejtave, gjithashtu të ketë një balancim mes të drejtave të opozitës dhe të qeverisë.

Sali Berisha ka thënë se shumë shpejt do bëhen protesta të mëdha. A mendoni se është mirë për Shqipërinë?

Bergner: Mendoj se nëse gjërat çohen deri në protestë nuk do të shkojë mirë pasi gjithë përpjekjet duhet të shkojnë në formulimin e rregullave për qeverisjen.

Mendoj se duhet të bëjnë përpjekje për të ofruar propozimet e tyre.

Deri më tani shoh më shumë energji duke penguar parlamentin.

Por mendoj se ka mënyra të tjera më të drejta për të kundërshtuar diçka që është zgjedhur nga qeverisja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb