Një skenë cirku në Rusi është përfshirë nga paniku pasi një akrobat është rrëzuar në mënyrë dramatike nga një lartësi 8 metra ndërsa po performonte mbi një litar para audiencës së tmerruar.

Sergey Marakov ra në dyshemenë e skenës kur litari i tendosur papritur u lirua. Por për fat të mirë akrobati nuk pësoi dëmtime serioze.

Pas një kontrolli të shpejtë nga mjekët dhe me fashë në krah ai u kthye në skenën e cirkut në qytetin rus të Bratsk dhe filloi përsëri të performonte.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: