Portieri shqiptar, Alen Sherri po fillon të marrë hapësira te Cagliari, teksa sfida ndaj Genoas, ishte e dyta për të si titullar. Pas sfidës së mbyllur 2-2, Sherri nuk hezitoi, të bënte një postim në rrjetet sociale.

“Të bashkuar deri në fund”, shkruajti Sherri. Kujtojmë se 26-vjeçari u transferua nga Egnatia dhe ka një kontratë me klubin nga Sardegna deri më 30 qershor 2027.

 

Foto3
Foto3

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb