FIER

Një i moshuar ka humbur jetën teksa ka qenë duke peshkuar në lumin Vjosa. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

Specialistët për Hetimin e Krimve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi shtetasi B. R., 72 vjeç, banues në Damës, Mallakastër, duke peshkuar në anë të lumit Vjosa, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb