Agjencia e Intelegjencës së Ukrainës ka thënë se ka arrestuar një figurë kryesore të grupit ekstremist Shteti Islamik.


Al-Bara Shishani, me nacionalitet nga Gjeorgjia, u gjet afër kryeqytetit të Ukrainës, njoftuan Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës më 15 nëntor.


Sipas njoftimit, Agjencia Qendrore e Intelegjencës dhe Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë kanë marrë pjesë në operacion.


Vika Klimicheva, zëdhënëse e Agjencisë së Intelegjencës, ka thënë se i ndaluari është gjetur në Ukrainë dhe se emri i tij i lindjes është Cezar Tokhosashvili.

Shishani kishte shërbyer si zëvendës i Abu Omar al-Shishani i cili nga Pentagoni përshkruhej si “ministër i luftës”.

Shishani kishte shkuar në Turqi më 2018 dhe përmes një pasaporte të rreme kishte udhëtuar për në Ukrainë ku kishte vazhduar të koordinonte aktivitetet e Shtetit Islamik, thuhet në njoftim./rel

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb