TIRANE-Të gjithë ata qytetarë që nuk i kanë nisur ende pushimet apo sapo i janë drejtuar plazhit, janë kuriozë të dinë se çfarë ka “rezervuar” moti. Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot më i nxehtë dhe me temperatura të larta. Por kjo situatë parashikohet të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera radhazi në vendin e tonë.

Sinoptikania Tanja Porja thotë për “News24”, për të mërkurën dhe të enjten pritet rritje e temperaturave me 1-2 gradë.

“Ajo çfarë është problematike është fusha termike, e cila edhe gjatë orëve të mëngjesit por kryesisht në mesditë temperatura mbeten të larta. Kemi pasur një rënie të lehtë mesditën e së premtes, ndërsa ditën e sotme dhe të martën nuk presim ndonjë ndryshim shumë të madh të vlerave termike. Presim një rritje me 1-2 gradë të mërkurën dhe të enjten, gjë e cila bën që termometri pritet të shënojë maksimalisht 37 gradë ndërkohe e mërkura dhe e enjtja presim të kapërcej vlerat 39 gradë celsius në disa zona të caktuara të territorit shqiptar”, u shpreh Porja.

Për të gjithë ata që kanë parashikuar të pushojnë në fund të muajit gusht, moti nuk rezervon surpriza të pakëndshme. Temperaturat do të pësojnë një ulje prej 3 gradësh, por moti do të jetë i favorshëm për plazh.

“Pas datës 11 presim një rënie më të ndjeshme me 2-3 gradë vetëm atëherë mund ta ndjejmë rënien e temperaturave pasi nga 37 në këto ditë presim të shkojë 39-40 të mërkurë të enjte ndërkohë vetëm e diela dhe e hëna javës tjetër pas datës 10 presim që temperaturat të shkojnë 36-37gradë celsius”, tha sinoptikania.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb