Në emisionin “Open” në News24 është debatuar lidhur me raportet që mund të ketë mes PD dhe administratës së re amerikane të Donald Trump.
Analisti Arion Sulo tha se e dërguara me Punë e SHBA në Tiranë ka takuar 5 deputetë të PD-së që njohin Sali Berishën për Kryetar.
“Demokratët duan Berishën, e provuan me Bashën, me marrjen e vulës, demokratët aty qëndruan. Tani problemi i Shqipërisë është korrupsioni, është pastrimi i parave përmes kullave që janë në qendër të Tiranës.
Në dosjet e SPAK, në të gjitha organizatat kriminale, dalin kullat. Vetë kreu i SPAK e pohon se në ndërtim pastrohen paratë. Tani këta shërbimet inteligjente, apo Ambasadat nuk i shohin këto? Ka shkuar një metër katror 6 mijë euro m2. Çmimet kanë shkuar në stratosferë, çmimet e produkteve të shportës janë më të larta se në Itali”, tha Sulo.
Ai tha se deklarata e fundit e Ambasadës së SHBA është e padrejtë që synon të godasë opozitën. “E dërguara amerikane në Tiranë del pro shqetësimeve të deputetëve demokratë, por del kundër vullnetit të demokratëve që duan Berishën”, tha Sulo.
Por analisti Dritan Hila duke iu referuar rritjes së çmimeve tha se ne jemi treg i vogël, ndaj edhe çmimet janë më të larta, ndërsa në tregjet e mëdha, ka çmime më të ulëta se ka qarkullim më të madh.
“Po pse trafik dhe pastrim parash me djathin bëhet? Kostot janë të larta se jemi treg i vogël”, tha Hila.