Një 53-vjeçare është goditur për vdekje nga rrufeja në fshatin Skuraj të Shkodrës ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e rëndë u shënua teksa 3 personat ndodheshin mbi një traktor me të cilin punonin tokën.

Goditja nga rrufeja ishte fatale për 53-vjeçaren Veronika Luka e cila humbi jetën ndërsa i plagosur mbeti bashkëshorti i saj Cin Luka, rreth 50 vjeç dhe bashkëfshatari i tyre Ndoj Vija 60 vjeç, i cili punonte së bashku me çiftin në arë.

Dy të plagosurit u transportuan ne spitalin e Shkodrës ku sipas bluzave të bardha mësohet se Luka ndodhet në gjendje më të rende ndërsa Vija jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb