KURBIN

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kurbin, ku ka humbur jetën një 61-vjeçar i cili po punonte në lavatricen e zhavorrit. Sipas informacioneve nga policia 61-vjeçari është rrëzuar nga një lartësi dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spital, ku ka humbur jetën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Policia ka shpallur në kërkim tre persona me akuzën për “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasve: ⁠Kastriot Lleshaj, 53 vjeç, dhe ⁠Mark Lleshaj, 59 vjeç, banues në Fushë- Mamurras, Kurbin, (vëllezër) dhe të shtetasit ⁠Ilirjan Xhixha, 58 vjeç,(drejtues teknik) për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi në lavatriçen e zhavorrit në Skuraj, Kurbin në pronësi të dy vëllezërve, shtetasi F. H., 61 vjeç, banues në Milot, Kurbin, ditën e djeshme gjatë punës është rrëzuar nga një lartësi dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spital, ku ka humbur jetën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme”, njoftoi zyrtarisht policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb