LIBRAZHD- Një i ri ka humbur jetën tragjikisht në Librazhd. Mësohet se 24-vjeçari me iniciale D.L., banues në Pogradec, punëtor i mirëmbajtjes së rrugës, ka mbërritur në spital pa shenja jete.
Policia thotë se dyshohet se i riu ka rënë në kontakt me energjinë elektrike por ende nuk është përcaktuar saktësisht shkaku i vdekjes.

“Në spitalin e Librazhdit është dërguar pa shenja jete shtetasi D.L., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili ishte punëtor i mirëmbajtjes së rrugës, ku gjatë punës në fshatin Xhyre, Librazhd, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen”, deklaron zyrtarisht policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Në aksin Librazhd-Prrenjas janë duke u kryer punime nga ARRSH, konkretisht në fshatin Xhyrë të Njēsisë Administrative Hotolisht, aktualisht janë duke u kryer punime në një segment ku ka patur dëmtime të rrugës si pasojë e rrëshkitjes së tokës. Për këtë arsye dyshohet se 24-vjeçari ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrjetin elektrik nëntokë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb