Ky është Vilsoni, djali që u bë protagonist sot në protestën e Unazës së Re teksa në krah të kreu të PD Lulzim Basha kërkonte që babai i tij i arrestuar në protestën para parlamentit dhe aktualisht në paraburgim të kthehej në shtëpi për ditëlindjen e tij.

Vilsoni
Vilsoni

Por ndonëse jo me figurë, Vilsoni u bë protagonist në media që ditën e protestës pasi është fëmija për të cilin u tha se humbi. Ndryshe nga sa u tha ai nuk ishte në protestë tek parlamenti atë ditë.

Vilsoni, 8 vjeç ishte në shkollë kur prindërit e tij Lulëzim dhe Erjona dolën për të protestuar dhe të dy përfunduan në komisariat të arrestuar. Vilsoni tregoi për gazetaren Dorjana Bezat se kishte mbetur në shkollë, ndërsa shokët kishin ikur dhe se ishte lagur në shi.

“Qava tha u laga në shi duke pritur mamin. Pastaj erdhi një shoqe e mamit dhe më mori tek shkolla”, tregoi Vilsoni.

Fatmirësisht e ëma e tij u lirua që atë ditë dhe po procedohet në gjendje të lirë. Vilsoni kërkoi sot t’i kthehet i ati në shtëpi për ditëlindje që e ka më 28 nëntor.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb