Grup serbësh që thonë se vijnë nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina (Republika Serpska) dhe gjetiu kanë paralajmëruar bllokimin e pikave kufitare Kosovë-Serbi, si shprehje e publike e “diskriminimit” të qytetarëve serb në Kosovë.

Në anën tjetër MPJD lajmëron qytetarët e Kosovës të mos udhëtojnë nëpër territorin serb.

Dje i dërguari special i Gjermanisë Sarrazin potencoi se 5 shtetet e tjera të Rajonit do të ecin tutje në Procesin e Berlinit pa Kosovën, meqë kryeministri Kurti nuk bëri kompromisin e ofruar pas 12 vitesh. Mosdakordimi i Kurtit për implementimin e 4 lirive të lëvizjes nënkupton “6 minus” thot i dërguari gjerman Sarrazen, pra një mekanizëm.

Për të ndaluar në mënyrë instante përshkallëzimin dhe degradimin e pozitës së Kosovës përmes diskursit të montuar të “rrezikimit fizik dhe të trashëgimisë serbe në Kosovë”, do të ishte tejet e nevojshme që palët (Kurti dhe Vuçiç) urgjentisht të ftohen në Bruksel nga znj. Kallas (Borell).

Për të ndaluar përshkallëzimin dhe degradimin shoqëror, politik dhe konstitucional të Kosovës duhet të dalin kërkesat urgjente nga znj.Kallas:

1. Kthimi i komunitetit serb në policinë e Kosovës brenda para muajit nëntor;

2. Kthimi i gjykatësve dhe prokurorëve të komunitetit serb, brenda muajit tetor;

3. Shkarkimi apo dorëheqja e kryetarëve të komunave veriore dhe shpallja e zgjedhjeve lokale nga presidentja dhe mbajtja e zgjedhjeve lokale në nëntor.

Mendoj se vetëm përmes Brukselit, dhe dakordimeve në këto pika mund të largohet diskursi që është instaluar në publik, kuluare diplomatike dhe kancelari të rëndësishme, e që e ka vendosur Kosovën në të njëjtin rrafsh me Serbinë e Kohës së Millosheviçit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb