Që Napoli në drejtimin e Antonio Contes do të ishte këtë sezon një prej skuadrave pretendente për titull kjo dihej, por që kjo skuadër të përvetësonte kaq shpejtë, mënyrën e lojës së teknikut leçes, kjo nuk ishte e thjeshtë të parashikohej. Ndaj Torinos ishte një sfidë tepër e vështirë, në një fushë ku çdo skuadër duhet të djersisë shumë për të siguruar 3 pikë. Megjithatë Napoli i Contes di të fitojë edhe pa luajtur në mënyrë spektakolare dhe kj është karakteristikë e ekipeve të denja për të dalë kampion, sidmos në futbollin italian.

Napoletanëve u mjaftoi një gol i skocezit Mc Tominay në minutën e 31 të pjesës së parë, për të siguruar tre pikët e radhës, duke ruajtur primatin edhe pas javës së 14. I lumtur pas këtij takimi ishte edhe Antonio Conte, i cili theskoi se skuadra e meritoi fitoren dhe se ishte në kontroll të ndeshjes përgjatë gjithë 90 minutave: “Kam një grup djemsh, që më kuptojnë atë se çfarë unë u kërkoj të bëjnë në fushën e lojës. Po rritemi si individualisht po ashtu edhe si ekip. Krijuam shumë raste për gol, por portieri i tyre ishte në një ditë fantstike, megjithatë jam i lumtur për këtë fitore”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: